Nga Ministria e Shëndetësisë kanë njoftuar se gjatë ditës së djeshme është vërejtur rritje e dukshme e interesimit për vaksinim nga ana e qytetarëve.
Vaksinimi është duke u realizuar në mënyrë të pandërprerë, në të gjitha pikat në shtet, kurse në rrjedhë është edhe vaksinimi në terren, thonë nga atje.
Në pikat e vaksinimit dhe në terren, përfshirë ditën e djeshme, janë vaksinuar gjithsej 624.819 qytetarë. Dozën e parë të vaksinës dje e kanë pranuar 11.925 qytetarë, kurse dje gjithsej janë vaksinuar 16.955 qytetarë. Në shtet janë aplikuar gjithsej 1.115.988 doza të vaksinës, kurse janë rivaksinuar 491.169 qytetarë.
“Me numrat e fundit, 68% e popullsisë mbi 70 vjeç kanë pranuar më së paku një dozë të vaksinës, 66% e popullsisë mbi 65 vjeç është vaksinuar me së paku një dozë të vaksinës, 62% e popullsisë mbi 60 vjeç është vaksinuar me së paku një dozë të vaksinës kurse 53% e popullsisë mbi 50 vjeç është vaksinuar me së paku një dozë të vaksinës”, thuhet në njoftimin e MSh-së, transmeton TV21.
Chelsea dhe PSG-ja po planifikojnë shkëmbimin e dy yjeve – n...
Sinani: Sulmi në Ibër Lepenc nuk mund të jetë ndryshe pos su...
Kosova siguron rrymë nga Shqipëria, pas sulmit në Ibër-Lepen...
LDK në Podujevë garon me shtatë kandidatë këto zgjedhje, pub...
Turqia dënon ashpër sulmin në kanalin e ujit, në veri të Kos...
Rashiq: Grupet kriminale nuk ekzistojnë më në veri, sulmet j...