Djali i Jakup Krasniqit, Arian Krasniqi, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook ka thënë me humor se koronavirusi ua lëshoi mjekrat vet Arianit dhe ish-kryetarit të Kuvendit, Jakup Krasniqit.
Ariani tregoi me humor se në fillimin e pandemisë kishte vendosur së bashku me babain e tij t’i lëshojnë mjekrat. Megjithatë tash pandemia ua lëshoi këtyre dyve.
“Ne fillim te pandemise i leshuam mjekrrat me shume se zakonisht, eh keto dite pandemia n’a i leshoj neve”, ka shkruar Krasniqi.
Tutje, ai tha se virusi nuk po duket krejtësisht i lehtë, megjithatë shprehet i bindur se do ta kalojnë dhe se është i përballueshëm.
“Covidi po n’a sfidon, por sic ka ardh edhe do te shkon. Megjithese jo krejt i leht, por i perballueshem do te jete edhe per ne”, shkroi Krasniqi.
Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate e ish-kreu i Kuvendit, Jakup Krasniqi, gjatë ditës së hënë ka rezultuar pozitiv me COVID-19.
Teksa ka deklaruar se gjendja e tij shëndetësore është stabile dhe se po trajtohet në shtëpinë e tij./zyrtare/
Shpërthimi në Ibër Lepenc, Kurti do të mbajë mbledhje të Kës...
Kurti: Besojmë se sulmi terrorist në Ibër Lepenc vjen nga fq...
KOSTT: Shpërthimi në Ibër Lepenc nuk ndërlidhet me ndërprerj...
Kryeministri Kurti thërret sonte konferencë për media
Osmani për shpërthimin në Zubin Potok: Bandat kriminale serb...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, Aivo Orav: E dënoj rastin, përgje...