Google ADS

Djali i ish-deputetit të LDK-së vdes nga COVID-19

21:53 | 22 Gusht 2020
Arbresh.info

Edhe një vdekje nga COVID-19 në Kosovë.

Një person ka vdekur nga koronavirusi në Deçan.

Lajmin për vdekjen e tij e bëri të ditur kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, përmes një postimi në Facebook.

“Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të bashkëvendasit tonë Xhavit Alimusaj nga Strellci (djali i veprimtarit dhe ish-deputetit Nimon Alimusaj) i cili humbi jetën në përballje me virusin COVID-19. Ju lutem kujdesuni për shëndetin tuaj e respektoni udhëzimet, sepse tani nuk është koha për mosbindje. Ngushëllime të sinqerta familjes”, ka shkruar Ramosaj.

https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=3976871785662948&id=1891305244219623

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme