Google ADS

Distanca sociale, gjermanët detyrohen të pinë kafet me këto ‘kapele’

00:00 | 15 Maj 2020
Trina Galanxhi

Një kafe në Gjermani ka detyruar klientët e saj që të vendosin ‘kapele’ për t’u siguruar se ata po respektojnë distancën sociale, përderisa vendi ka filluar të lehtësojë izolimin.

Konsumatorët ulur jashtë Cafe & Konditorei Rothe në Schëerin, Gjermani, të gjithë duhej të mbanin nëse dëshirojnë të pijnë kafe, transmeton portal arbresh.info

Një fotografi e këtij stili unik për distancën sociale është shpërndarë në mediat sociale, duke marrë reagime të mëdha.

Klientët e kafes duken mjaftë të relaksuar, ndërsa komentuesit në media sociale e kanë quajtur shumë të nevojshme edhe shumë të mirë ‘shpikjen’ e kafiterisë gjermane.

Kafet dhe restaurantet në Gjermani janë duke u rihapur, pasi vendi ka marrë masa për lehtësimin e izolimit nga pandemia.

Qeveritë lokale kanë ndjekur oraret e tyre për t’i lënë restorantet dhe kafenetë të rihapen që nga 11 maj, si pjesë e lehtësimit të kujdesshëm të kufizimeve.

Kancelarja Angela Merkel njoftoi javën e kaluar se të gjitha dyqanet lejohen të rihapen dhe se nxënësit do të fillojnë të kthehen në shkollë.

Përkundër masave lehtësuese, shkalla e infeksionit gjatë fundjavës është rritur në 1.13 përqind.

Disa shtete konsideruan rivendosjen e masave të bllokimit për të parandaluar një valë të dytë të infeksioneve, e cila tashmë është përdorur në disa zona./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme