Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale sot ka mbajtur mbledhjen përmbyllëse të sesionit pranveror.
Një ndër temat që u trajtua sot në komision ka qenë situata aktuale epidemiologjike.
Kryetarja e këtij komisioni nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku ka thënë se në mbledhjen e sotme kanë diskutuar edhe për masat që po ndërmerren nga ana qe Qeverisë së Kosovë.
“Takim i Komisionit Parlamentar për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale. Një ndër temat kryesore që u trajtua në komision sot, është situata aktuale epidemiologjike në vend dhe masat që po ndërmerren nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës”, ka shkruar ajo në një postim në rrjetin social Facebook.
Ndryshe ditëve të fundit është rritur numri i rasteve të infektuara me COVID-19 në vend./arbresh.info/
Vazhdon përkrahja për Gjestin, fansi bën tatuazh thënien e t...
Kosova dhe SHBA-ja do ta finalizojnë së shpejti Dialogun Str...
Pacolli reagon pas vizitës në Çabiq: Nëse dikush i ka lënë n...
U raportuan të shtëna me armë zjarri në magjistralen Prishti...
Zhduket një grua në Ferizaj
Përfshihet nga zjarri një veturë në Prishtinë