Gjatë 24 orëve të fundit në Dibër një person është infektuar me virusin COVID-19.
Ky është rasti i 39-të për këtë muaj, që do të thotë se mesatarisht janë regjistruar 1.8 të infektuar.
Po ashtu në 24 orët e fundit janë shëruar 3 persona, njofton telegrafi maqedoni.
Sipas autoriteteve në Dibër, që nga fundi i muajit shkurt kur u shfaq sëmundja për herë të parë janë bërë më shumë se 1.200 testime, dhe vetëm 237 persona kanë rezultuar pozitiv. Prej tyre 155 janë shëruar, tetë persona kanë humbur jetën dhe 74 persona mbesin raste aktive me formë të lehtë të sëmundjes.
“Pjesa më e madhe e të infektuarve janë në fazën e dytë, përkatësisht nga 5 qershori e këtij apo 186 persona. Kjo vjen si pasojë e heqjes së karantinës njëmujore që ishte në rrethin tonë nga 13 marsi, e që më pas kishte lëvizje. Kuptohet se nuk mund të jemi vazhdimisht në karantinë, por ju bëj thirrje të gjithëve t’i respektojmë rekomandimet për mbrojtje për shkak se virusi ende është në mesin tonë”, thotë epidemiologu Mentor Meja, udhëheqës i Njësisë për Shëndet Publik
Tre persona vdesin në një aksident pasi GPS-i ia huqi rrugës
Vdes personi i cili ishte duke u trajtuar jashtë vendit pas ...
Murati: Afati për përditësimin e aplikimeve për subvencionim...
Zhduket një grua në Podujevë
Rrahen mes vete shtatë persona në Lipjan, dy përfundojnë në ...
Kina dislokon forca ajrore e detare, pasi SHBA-ja dërgoi një...