Në qytetin e Dibrës është kthyer përsëri vala e të infektuarve me koronavirus.
Shtabi i krizës në këtë komunë kërkon nga Qeveria të marrë masa më rigoroze për të penguar përhapjen e virusit. Autoritet lokale i bëjnë thirrje edhe qytetarëve që ti respektojnë maksimalisht masat për mbrojtje nga Covid-19. Kryetari i komunë së Dibrës Hekuran thotë se lehtësimi i masave kanë bërë që qytetarët të ndjehen më të relaksuar, dhe me këtë që të ritet ndjeshëm numri i rasteve në këtë rajon.
“Me heqjen e masave rstriktive infekcioni filloi përsëri të vie në shprehje edhe sikur duket në qoftë se nuk merret ndonjë masë më serioze restriktive nga shtabi I krizës I cili është I formuar në nivel të Qeverisë atëher këtu situate do të del nga kontrolli. Në qoftë se duam ta fusim në kontroll infeksionin duhet që të merren masa preventive restriktive më rigoroze nga se ne si pushtet lokal nuk kemi autorizim dhe nuk kemi autorizim ligjor që të vendosim orë policore, nuk mund të vendosim karantin ose ndonjë mënyrë tjetër”-tha Hekuran Duka-Kryetar i Dibrës.
Edhe mjeku Arben Agolli I cili edhe vet ishte i prekur nga COVID-19 thotë se suksesi që e patën në valën e parë të virusit si duket ka bërë që qytetarët të ndjehen më komod. Ai shprehet i shqetësuar për mosrespektimin e masave nga ana e qytetarëve.
“Më vjen keq por duhet të deklaroj se Dibra tani e ka humbur kontrollën sa I përket punës me virusin. Do ti kisha lutur të gjithë bashkqytetarët e mi të jenë maskimalisht të ndërgjegjshëm të respektojnë masat që I ka rekomanduar Minsitria ee Shëndetësis detyrimisht mbajtja e maskave, mbajtja e distancës sociale, dezinfektimi sa më shpesht I duarve nëpër ambiente të ndryshme, me siguri e them se ne bluzat e bardha edhe me qenë se jemi në front të parë po pa ndihmën e qytetarëve ne nuk mund ta kontrollojmë situatën”-pohoi Arben Agolli, mjek.
Që nga fillimi i pandemisë, numri i përgjithshëm I të infektuarve në këtë qytet është 172 persona. Nga këta, 110 janë aktivë, pesë persona vdiqën dhe 57 të tjerët fituan betejën me koronavirusin./alsat
Prezantohet plani i veprimit për sigurinë në shkolla, Rama: ...
Gjithçka gati, sonte nis Big Brother VIP Albania 4
Rama: TikTok do mbyllet për një vit
Hamza: Rritja e pensioneve për kategoritë e dala nga lufta p...
Papa Françesku: Patriarku nuk u lejua që të hynte në Gaza
Murati: Procesohet subvencioni i energjisë elektrike për fat...