Të dhënat e mbledhura deri me tani për nënvariantin Omicron BA.2 tregojnë se se simptomat e tij janë të lehta, por ndryshojnë nga simptomat e varianteve tjera.
Varianti, i cili u shfaq për herë të parë në Afrikën e Jugut përpara se të përhapej me shpejtësi në mbarë botën, është zbuluar se prodhon simptoma që nuk përputhen me tre simptomat klasike të koronavirusit, transmeton portal arbresh.info
Eksperti i Covid-it, Dr Charu Dutt Arora shpjegoi se njerëzit fillimisht besonin se Covid ishte kryesisht një virus i frymëmarrjes, që prek vetëm mushkëritë, por shumë studime kanë vërtetuar se dhimbja e muskujve është në fakt në nga shenjat e zakonshme që tregojnë se jeni prekur me nënvariantin e Omicron.
Besohet se dhimbjet janë të fokusuar në tre pjesë të trupit.
Njerëzit e infektuar me nënvariantin e Omicron thuhet se përjetojnë dhimbje muskulore në tre pjesë të ndryshme të trupit: kokë, pjesën e poshtme të shpinës dhe muskujve.
“Dhimbja e muskujve është kryesisht rreth zonës së gjurit”, tha Arora.
Dhimbja e muskujve që shkaktohet si pasojë e koronavirusit besohet të jetë rezultat i inflamacionit.
Ky inflamacion mund të trazojë muskujt dhe nyjet, gjë që çon në shfaqjen e simptomave të dhimbshme, sipas Huffington Post.
Peter Whang, kirurg ortopedik i shtyllës kurrizore në Yale Medicine dhe profesor i asociuar në Shkollën e Mjekësisë të Universitetit Yale, shpjegoi se Covid shkakton dhimbje të muskujve, dhe ndikon në sistemin pulmonar.
Infeksioni Covid mendohet se rrit sekretimin e citokinës, i cili forcon sistemin imunitar për të luftuar patogjenët e huaj. Lëshimi i citokinave më pas shkakton një reagim në trup që irriton muskujt dhe nyjet.
Sipas një studimi norvegjez, njerëzit që kanë marrë dy doza të vaksinës kanë raportuar kollë, rrjedhje hundësh, lodhje, dhimbje të fytit, dhimbje koke, ethe, teshtitje dhe vjellje pasi janë infektuar me Omicron.
Nga këto, studimi raportoi se shenjat më të zakonshme të infeksionit tek personat e vaksinuar ishin kolla, rrjedhja e hundës dhe lodhja./arbresh.info/
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...
Mblidhet KQZ për certifikimin e 17 subjekteve tjera politike