Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi ka bërë të ditur se pas testimit ka rezultuar pozitiv me COVID 19.
Njoftimin për këtë, Musliu-Shoshi e ka bërë të ditur përmes një shkrimi në facebook .
“Pas shfaqjes së disa simptomave, dje jam testuar dhe sot kam rezultuar pozitiv me Covid-19 edhe unë. Nga dita e sotme jam në izolim për dy javët në vazhdim. Do t’i kryej të gjitha detyrat e mundshme si deputete përmes emailit dhe telefonit. Por, parasegjithash ju lutemi që të keni kujdes të shtuar për vete, familjen tuaj dhe rrethin më te gjerë duke e ruajtur distancën sociale, duke e mbajtur maksën dhe duke kushtuar rëndësi higjienës personale. Mirëmbetshi e shëndet të gjithëve”, ka shkruar deputetja./arbresh.info/
Kurti kujton zyrtarin e EULEX-it të vrarë në veri 11 vjet më...
Sveçla kujton Audrius Šenavičius, në 11 vjetorin e vrasjes s...
Benfica shënon fitore të madhe në Beograd
Leverkuseni ‘demolon’ Feyenoordin në Ligën e Kampionëve
Monaco-Barcelona, formacionet zyrtare
Gjimshti starton ndaj Arsenalit, këto janë formacionet zyrta...