Google ADS

Deputetja e PDK-së infektohet me COVID 19

12:35 | 25 Dhjetor 2020
V. S.

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi ka bërë të ditur se pas testimit ka rezultuar pozitiv me COVID 19.

Njoftimin për këtë, Musliu-Shoshi e ka bërë të ditur përmes një shkrimi në facebook .

“Pas shfaqjes së disa simptomave, dje jam testuar dhe sot kam rezultuar pozitiv me Covid-19 edhe unë. Nga dita e sotme jam në izolim për dy javët në vazhdim. Do t’i kryej të gjitha detyrat e mundshme si deputete përmes emailit dhe telefonit. Por, parasegjithash ju lutemi që të keni kujdes të shtuar për vete, familjen tuaj dhe rrethin më te gjerë duke e ruajtur distancën sociale, duke e mbajtur maksën dhe duke kushtuar rëndësi higjienës personale. Mirëmbetshi e shëndet të gjithëve”, ka shkruar deputetja./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme