Parlamenti në kohën e koronavirusit si asnjëherë më parë zhvilloi punimet nën masat shtrënguese.
Mbledhjet online u bënë ritual i përditshëm, ndërkohë deputetët shkuan me maska ne sallën e seancave plenare.
Por çfarë u interesoi më shumë deputeteve gjate karantinës?
Sa prej tyre u interesuan për elektoratin dhe sa prej tyre qëndruan indiferent për situatën të cilën po kalonte vendi. Përgjigjen e këtyre pyetjeve e zbulojmë në shkresat zyrtare që parlamentarët i kanë dërguar institucioneve apo edhe ministrave të kabinetit.
Në dokumentin që Top Channel disponon bie në sy se sesionin e shkuar parlamentar vetëm 13 deputet nga 122 iu drejtuan me shkresa zyrtareve Ministrive dhe zyrave te shtetit. Asnjë prej tyre nuk u interesua për kovidin. Të drejtën e kontrollit parlamentar e kanë ushtruar më shumë deputetët e opozitës së re, nga 69 shkresa të dërguara në total 43 mbajnë firmën e tyre ndërsa vetëm 23 kërkesa janë të socialisteve. Opozita e re kërkoi të dijë me shumë mbi tenderat e zhvilluara nga Shëndetësia, OSHE dhe KESH, si dhe për ministritë e Mbrojtjes dhe të Brendshme për të cilat ka depozituar edhe një kallëzim ne SPAK. Po kërkojnë informacion të tatimet mbi kompanitë nxjerrëse të naftës dhe disa prej kompanive telekomunikacionit.
Shkresat e numrit dy të socialistëve Taulant Ballës kanë në fokus betejën e tij me familjen e ish kryeministrit Berisha, të cilët prej vitit 2012 i akuzon për grabitje te kompleksit Partizani. Ai ka kërkuar informacion Ministrive te Mbrojtjes dhe të Ekonomisë si dhe Bashkisë Tiranë dhe Kadastrës për privatizimin e ish kompleksit Partizani dhe kompaninë Homeplane.
Kadastra është në shënjestër të deputetes socialiste Ermonela Felaj, e cila është treguar me e drejtpërdrejtë duke mos kërkuar informacion si kolegët e saj parlamentar, por zgjidhje për zonën e saj elektorale në e Kuçove. Bum shkresash zyrtare i faturohen Vasil Sterjovskit, i cili përfaqëson minoritetin maqedonas në Parlament. Ndërsa Mylsim Murrizi i kujton AMA-s se nuk ka shqyrtuar ende ankesat e tij për drejtuesin e një emisoni televiziv.
Tre të lënduar në aksidentin mes autobusit dhe një automjeti...
Slot ka dhënë një mesazh të fortë për futbollistët e tij në ...
Mbappe: Askush në Real Madrid nuk do të pendohet kurrë për n...
“Dorëzoni armët, ose do groposeni me to”, Erdogan paralajmër...
Fitimi i pakënaqur me Sarën për mungesën e dhuratës për fest...
Tahiri: Qytetarët përballen me vështirësi ekstreme për ngroh...