Ish ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka dëshmuar para komisionit hetimor parlamentar lidhur me menaxhimin e pandemisë COVID-19.
Të gjithë anëtarët e komisionit kanë shtruar shumë pyetje për ish ministrin Vitia.
Në pyetjen e Mimoza Kusarit se kur ka nisur të marrë vendime, ai ka thënë se këtë ka nisur ta bëjë qysh në fillim të mandatit.
Më pas, Vitia u pyet edhe për parregullistë e shumta që e përcollën mandatin e tij si ministër.
Deputetët e Komisionit Hetimor e pyetën ish ministrin Vitia në lidhje me cmimet abuzive për blerjen e maskave, dorezave dhe pajisjeve mbrojtëse, të cilat janë shitur me cmime 3 mijë fish më të shtrenjta.
Në Komision u tha se të njëjta janë blerë shumëherë më lirë në vendet e rajonit.
Edhe deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, i ka përmendur ish ministrit një varg çështjesh dhe parregullisve. Ai e ka pyetur Vitinë se pse nga 6 milionë eurot e ndara për blerje të produkteve dhe pajisjeve medicinale, 3 milionë shkuan në kompanitë e afërta me VV-në.
Për këto pyetje, ai tha se nuk është kompetent që të deklarohet.
Ndërsa në pyetjen se a kishte më shumë kapacitet për të bërë më shumë teste, ai e ka pranuar se ka mundur të bëhen më shumë teste.
“Është e vërtetë se ka qenë e mundur të ketë më shumë teste.”, ka thënë Vitia.
Ndërkaq, në lidhje me 7000 mijë testet që ishin premtuar se do të vinin dhe më pas nuk erdhën, ai ka është arsyetuar duke thënë që kompania e cila e ka pasur përgjegjësi sjelljen e tyre, nuk ka mundur të realizoj liferimin me kohë.
Ish ministrit Vitia iu përmend edhe vdekja e Agon Musliut në konviktet e studentëve, ku ishte i karantinuar dhe fakti që ai MSH-ja ka pasur informata, e jo si janë deklaruar ata se nuk kanë kurrfarë informacioni./arbresh.info
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...