Pas urgjencës së vazhdueshme shëndetësore dhe gjithçka që ka sjellë, në disa muaj, rastet e depresionit (duke përfshirë pas lindjes) në një nivel global, çrregullimet e ankthit dhe problemet e gjumit janë rritur ndjeshëm.
Në fakt, ekzistojnë disa faktorë të rrezikut shoqërues që kanë prekur fenomenin si psh: komunikimi (shpesh alarmist) nga media që ka nxitur frikën e ngjitjes, shqetësimin ekonomik, distancimin shoqëror dhe përdorimin e pajisjeve mbrojtëse personale.
Për më tepër, bashkëjetesa e detyruar nga njëra anë dhe izolimi nga ana tjetër, kanë pasur një ndikim të fortë në mënyrën se si njerëzit jetojnë marrëdhëniet ndërnjerëzore dhe jetën e përditshme. Pandemia gjithashtu ndikoi në shëndetin mendor, me rrezikun që efektet e dëmshme të shiheshin jo vetëm në një afat të shkurtër, por edhe në një afat të gjatë, transmeton portal arbresh.info
Në përgjithësi, disa faktorë mund të ndikojnë në fillimin e një forme depresioni, ose në përkeqësimin e një patologjie tashme ekzistuese. Së fundmi, shumë njerëz kanë humbur vendet e punës për shkak të koronavirusit.
Por kjo nuk është e tëra…
Pandemia e fundit, në të vërtetë, ka çuar në një izolim të detyrueshëm të pashmangshëm, i cili ka rritur vetminë e shumë njerëzve.
“Ka shumë aspekte që nuk duhet të lihen mënjanë”, thotë psikologia italiane Gulia Parise.
“Kontaktet e zbehta me më të dashurit, pamundësia për të përqafuar më të dashurit, izolimi, frika e infektimit, lajmet e shumta, vështirësia e menaxhimit për ruajtjen e vendit të punës, e shumë të tjera që lidhen me pandeminë, por krijojnë një fazë të re depresioni”, shtoi ajo.
Top shkencëtari i OBSH-së jep lajmin e keq për koronavirusin
Kriza ekonomike për shkak të pandemisë ka dërguar në rënien e të ardhurave te shumë familje. Sipas disa studimeve, pra, këta faktorë po çojnë në një rrezik thelbësisht të lartë të sëmundjes nga depresioni. Sëmundja konsiderohet si shkaku kryesor i aftësisë së kufizuar në të gjithë botën nga OBSH dhe së fundmi ka prekur rreth 3 milionë italianë.
“Për disa muaj me rradhë”, shton psikologia, transmeton portal arbresh.info, “njerëzit i janë nënshtruar një terrorizmi mediatik të vazhdueshëm në lidhje me infeksionin dhe masat higjenike. Dhe e gjithë kjo ka çuar në një ndjenjë në rritje të mbrojtjes së dobët të individit dhe një nevojë të fortë për kontroll mbi situatën përreth”.
E gjithë kjo ka pasur ndikim negativ te njerëzit që tashmë kanë pasur simptoma ankthi ose fobie.
Sipas psikologes, shumë njerëz tani janë duke vuajtur nga sindroma e ‘të burgosurit’ që konsiderohet si një çrregullim që mund të shfaqet pas një periudhe të gjatë shkëputjeje nga realiteti, izolimi ose distancimi shoqëror. Ata që vuajnë nga kjo, në të vërtetë, kanë tendencë të shfaqin frikë, ankth, hutim dhe pasiguri përballë lirisë së re.
Psikologia italiane ka bërë thirrje që njerëzit t’i kushtojnë vëmendje edhe shëndetit mendor, pasi pandemia është duke sjellë një trend të ri jetese dhe se njerëzit duhet të mësohen të pajtohen me rregullat e reja në jetën e re pas pandemisë./arbresh.info/
Vjen reagimi i FFK-së: Vendimi i UEFA-s konfirmon veprimet e...
Policia në Zubin Potok gjen uniforma, municion dhe pajisje t...
Shqipëri, shtohen rastet e përdorimit të dhunës mes të mitur...
Xheneta zbeh pëlqimin për Gjestin: Dua një partner që fjala ...
SHBA vendos veto ndaj rezolutës së OKB-së që kërkon armëpush...
Manchester United ëndërron të mposht Real Madridin për të në...