Google ADS

Denoncimi i fortë i infermierëve: Sa të vërteta janë shifrat e pacientëve me Covid në spitale

01:27 | 4 Shtator 2020
Trina Galanxhi

Shoqata e Infermirëve të Shqipërisë bëri akuza të rënda pas vetëvrasjes së dytë në spitalin Covid, Shefqet Ndroqi. Sipas saj aty nuk zbatohen protokollet, ka mungesë stafi dhe se të vdekurit lihen në një dhome me pacientët e tjerë duke u shkaktuar trauma.

“Jemi i vetmi vend ku kemi mungese stafi mjekesore per sherbimin e pacienteve. Me kapacitetin e stafit mjekesore ku pothuajse gjysma eshte vete i prekur me covid 19 nuk mund te kete nje sherbim cilesore ndaj pacienteve.

Mungesa e sherbimit te punonjesit social, psikologut etj sjell kete gjendje tek pacientet. Kur dihet qe shumica e pacienteve pesojne demtime serjoze si nga ana emavionale dhe psikologjike perpost semundjes qe kane. Asnje sherbim psikologu nuk eshte ofruar ne asnje spital dhe ndaj asnje pacienti me covid.

Jo vetem kaq por dhe mungesa e mjekeve te tjere specialist si kardiologu, endokrinologu etj per pacientet me semundje shoqeruese eshte nje faktor tjeter qe ndikon. Izolimi total ndaj familjareve duke mos i lejuar asnje forme kontakti me ta krijon stres psikologjik te keta pacient (shpesh as kontaktet ne telefon nuk lejohen).

Perdorimi pa kriter i disa mjekimeve ose krijon hemoragji tek pacientet ose krijon tromboemboli tek ata. Kur nje pacient nderron jete mbahet ne te njejten dhome me pacient tjeter deri ne momentin qe meret nga mjekesia ligjore dhe ne kete situate nje pacient me covid peson shok psikologjik duke pasur ne dhome pacient qe ka humbur jeten” – thuhej ndër të tjera në deklaratën e parë.

Kjo nuk u ka pëlqyer shefave në ministrinë e shëndetësisë dhe mesa duket ka bër presion për ta tërhequr atë. Në një reagum në Facebook kjo shoqatë bën një tjetër denoncim.

“Pas deklarates se bere diten e djeshme dhe kerkeses qe infermieret dhe mjeket qe punojne ne dy spitalet covid vjen presioni ne drejtim te Shoqates dhe shume mjekeve dhe Infermiereve qe ishin te gatshem te flisnin per kete situate. Lind pyetja pse prej kohesh ju eshte dhene urdher mjekeve dhe Infermiereve qe punojne ne keto spitale te mos japin me intervista per mediat???

Pse asnje specialist nuk del te flas me per situaten ne vend por vetem personat e komitetit te caktuar nga Ministria, vetem ISHP apo vetem 2-3 idivid qe skane lidhje me specialitetin e semundjeve infektive??? Sa te verteta jane shifrat per te shtruarit ne Spitale apo mos valle shifrat jane shume here me shume se deklarohen???

Sa eshte numri i mjekeve dhe infermiereve qe punojne ne keto spitale??? Kush eshte protokolli qe ndiqet per mjekimin dhe trajtimin e ketyre te semureve dhe pse akoma nuk ka nje deklarim publik per trajtimin e ketyre te semureve???

Pse nuk deklarohen shkaqet e vdekjeve te pacienteve qe kane nderruar jete deri tani??? Sa i trajnuar dhe sa i sigurte eshte personeli qe sherben ndaj ketyre pacienteve??? Sa eshte numri i mjekeve dhe Infermiereve te prekur nga covid 19 dhe si jane trajtuar ky staf qe u sherben pacienteve???

A ka vendi yne personel mjaftueshem per perballimin e situates dhe a ka kapacitete mjaftueshem per te semuret qe shtrohen ne spitale??? Kur ti jepni pergjigje ketyre pyetjeve atehere drejtojeni gishtin ndaj personelit. Sepse presioni nuk zgjidh asgje vetem sa fut me shume ne depresion stafin qe sherben!!!!!” – thotë shoqata e infermierëve. /lapsi.al/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme