Google ADS

Dëmet e mëdha që shkakton varianti indian i Covid tek njerëzit

01:55 | 10 Qershor 2021
Trina Galanxhi

Sipas një studimi të ri, varianti indian i Covid-19, i njohur si varianti “Delta”, mund të lidhet me komplikime të tilla si dëmtim të aparatit të dëgjimit; mpiksjen e gjakut që çon deri në gangrenë; si dhe simptoma që nuk shihen zakonisht tek pacientët me Covid.

Teksa pacientët Covid-19 kanë qenë të rrezikuar kryesisht prej komplikimeve në zemër, apo lodhja e tejzgjatur, e cila mund të vazhdojë për muaj pas diagnozës, simptomat e reja të raportuara nga varianti indian mesa duket do të sjellin një përqendrim të ri në kontrollimin e përhapjes së tij në popullatë.

Varianti “Delta”, i Covid-19 i njohur gjithashtu si B.1.617.2, është përhapur në më shumë se 60 vende gjatë 6-mujorit të fundit dhe ka bërë që shumë vende të kufizojnë sërish lëvizjen e lirë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme