Google ADS

Delta nuk shkakton sëmundje të rënda te fëmijët

17:13 | 5 Shtator 2021
Trina Galanxhi

Varianti delta i koronavirusit, në krahasim me variantet tjera, nuk shkakton raste serioze të koronavirusit tek fëmijët dhe adoleshëntët, thuhet në një studim të fundit.

Shqetësimet për efektet e variantit delta tek të rinjtë janë rritur në Shtetet e Bashkuara dhe në Europë prej javësh, për shkak të numrit në rritje të fëmijëve të shtruar në spital, transmeton portal arbresh.info

Qendrat për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (CDC), agjencia kryesore federale e shëndetit publik në SHBA ka studiuar të dhënat për pacientët e shtruar në spital me Covid-19 në 99 qarqe në 14 shtete.

Agjencia krahasoi periudhën nga fillimi i marsit deri në mes të qershorit me periudhën nga mesi i qershorit deri në fund të korrikut, kur delta u bë dominuese në Shtetet e Bashkuara.

Midis këtyre dy periudhave, niveli i shtrimit në spital për fëmijët dhe të rinjtë nën 17 vjeç u rrit pesëfish.

Megjithatë, përqindja e fëmijëve dhe adoleshëntëve të pranuar në spital për sëmundje të rënda, siç janë ata të pranuar në kujdes intensiv, “ishte e ngjashme para dhe gjatë variantit delta që u bë dominues”.

Përveç kësaj, studimi tregon se vaksinat mbrojnë mirë adoleshentët nga varianti delta, sepse përqindja e shtrimit në spital është rreth dhjetë herë më e lartë tek personat e pavaksinuar.

Në Shtetet e Bashkuara, fëmijët deri në 12 vjeç mund të marrin vaksinën Pfizer.

Numri i rasteve të rënda të Covid 19 midis mesit të qershorit dhe fundit të korrikut te fëmijët dhe adoleshentët ishte shumë i vogël që krahasimet të ishin plotësisht relevante./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme