Danimarka ka në plan të hapet

12:56 | 23 Mars 2021
V. S.

Derisa Gjermania dhe vendet e tjera evropiane shtrëngojnë kufizimet e bllokimit, Danimarka ka rënë dakord për një plan për t’u hapur.

Të hënën qeveria e Danimarkës konfirmoi një udhërrëfyes për lehtësimin gradual të kufizimeve në vend në prill dhe maj.

Nga 6 prilli, më shumë fëmijë do të jenë në gjendje të kthehen në shkollë, përpara se restorantet, teatrot dhe bizneset e tjera të lejohen të rihapen një muaj më vonë.

Kryeministrja e Danimarkës Mette Frederiksen thotë se ajo shpreson të heqë pothuajse të gjitha kufizimet pasi të jenë vaksinuar të gjithë mbi moshën 50 vjeçare.

Sidoqoftë, shumica e planit të rihapjes vlen vetëm për njerëzit që kanë një të ashtuquajtur pasaportë vaksine, e cila tregon nëse një person wshtw vaksinuar, raporton BBC.

Danimarka gradualisht ka lehtësuar bllokimin e saj pasi normat e infeksionit kanë rënë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme