Një mutacion i virusit Sars-Cov-2, i gjetur tek të rriturit në Shtetet e Bashkuara, është identifikuar gjithashtu për herë të parë edhe në Itali, në një spital pediatrik.
Prania e mutacionit “N439K” – ky është rezultati i fundit shkencor – u vërtetua nga një studim i Universitetit të Triestes, në bashkëpunim me Universitetin e Milanos.
Rasti u gjet te një vajzë nga Trieste, e cila tregoi një ngarkesë të lartë virale.
Nga kërkimet e ndryshme u konstatua prania e mutacionit te fëmija.
Sipas studiuesve, mutacioni nuk është i rrezikshëm tek fëmijët, por për të rriturit, pasi është veçanërisht rezistent ndaj antitrupave në serum dhe ndaj disa antitrupave monoklonalë, të përdorur në kokteje për qëllime terapeutike.
Edhe kapaciteti i tij ngjitës është më i madh.
Sutdiuesit gjatë valës së dytë vërejtën ngarkesa të larta virale në disa fëmijë, me nivele që nuk u gjetën më parë. Sipas Manola Comar, profesoreshë e mikrobiologjisë në Universitetin e Triestes, për këtë dyshohej se kishte “një aftësi më të madhe për të infektuar këtë segment të popullatës”, duke marrë parasysh se “fëmijët duket se kanë një mbrojtje të pjesshme kundër Covid -19”, kjo “për shkak të ekspozimit më të madh se të rriturit, ndaj koronavirusëve të tjerë të njohur deri tani”.
Analiza e fragmentit viral “Receptor Binding Domani”, kryer nga ekipi i profesorëve Pasquale Ferrante dhe Serena Delbue, virologë të Universitetit të Milanos, identifikoi mutacione në dy fëmijë që kishin ngarkesa virale shumë të larta dhe në njërën nga këto raste me mutacione nukleotide, njëra prej të cilave është “N439K”. Kjo shifër tregon, sipas shkencëtarëve, që virusi i mutuar ka depërtuar edhe në një pjesë të popullatës që nuk është eksploruar deri më tani. /a.m/arbresh.info/
Diddy akuzohet se ka tentuar të pengojë hetimin dhe ka ndiku...
Vetaksident në Duhël, kamioneta përfundon jashtë rrugës
Inter synon goditjen e madhe – transferimin e yllit të Liver...
Rovena-Edit: Të është zbuluar loja
NYT: Biden lejon Ukrainën të godasë Rusinë me raketa amerika...
Lushaku i reagon Kurtit: Po mundohet të shfajësohet për përm...