Variantet e ardhshme të koronavirusit “mund të jenë më të rënda” se Omicron dhe dimrat e ardhshëm do të jenë “të ndërlikuar”, kanë paralajmëruar këshilltarët kryesorë mjekësorë të qeverisë në Britani të Madhe.
Shefi mjeksor në Britani të Madhe, Chris Whitty, theksoi se variantet e reja të COVID mund të shkaktojnë “probleme të rëndësishme” , duke përfshirë potencialisht një rrezik më të lartë të shtrimit në spital sesa Omicron, shkruan Sky Neës, transmeton portal arbresh.info
Ndërkohë, këshilltari kryesor shkencor në Britani të Madhe, Patrick Vallance shtoi se “virusi do të vazhdojë të evoluojë dhe ndoshta do të jetë mjaft i shpejtë për pesë vitet e ardhshme”.
“Një gjë që ky virus na ka mësuar është të mos jemi mendjemëdhenj,” shtoi ai.
Komentet erdhën disa orë pasi kryeministri anglez, Boris Johnson, zbuloi planin e tij “të jetosh me Covid”, duke njoftuar se kërkesa ligjore për personat që rezultojnë pozitivë për koronavirus t’u hiqet kërkesa për izolimin.
Plani i kryeministrit do të shoh gjithashtu përfundimin e testimit në Britani të Madhe që nga 1 prilli. Ky ndryshim pret miratimin e Parlamentit anglez, në mënyrë që të miratohet./arbresh.info/
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...