Covid ul cilësinë e spermës deri në tre muaj, thonë shkencëtarët

09:38 | 22 Dhjetor 2021
Trina Galanxhi

Meshkujt që infektohen me koronavirus mund të vuajnë nga reduktimi i cilësisë së spermës deri në tre muaj, sugjeron një studim i ri.

Hulumtimi i kryer nga akademikë vendas me 120 burra në Beëlgjikë, gjeti se sperma nuk infektohet me Covid, prandaj edhe sëmundja konsiderohet e patransmetueshme seksualisht, transmeton portal arbresh.info

Megjithatë, studimi thekson se” ata që kanë dëshirën të bëhen me fëmijë, duhet të dinë se cilësia e spermës pas infeksionit me Covid mund të jetë jo optimale”.

Studiuesit, puna e të cilëve nuk është rishikuar nga kolegët, vlerësojnë se nivelet e spermës kthehen në normalitet pas tre muajsh.

“Parametrat e cilësisë së spermës u dëmtuan më rëndë kur u vlerësuan gjatë muajit të parë”, thanë ata, duke shtuar se dëmtimi ishte “më pak i theksuar” pas muajit të parë dhe “pothuajse normal” pas dy muajsh.

Shkencëtarët janë duke punuar në një studim pauses për të parë nëse dëmtimi i spermës mund të jetë i përhershëm të disa meshkuj.

Studimi vjen në mesin e një vale të re të pandemisë, pasi varianti më i fundit Omicron është duke u përhapur me një shpejtësi të madhe./sky/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme