Pothujase një e treta e të mbijetuarve me koronavirus kanë raportuar të paktën një simptomë të vazhdueshme 6 deri në 12 muaj pas infektimit me Covid, ka zbuluar një studim danez.
Studimi përfshiu një nga grupet më të mëdha deri më tani, i cili përbëhej nga persona me Covid dhe është e rëndësishme të theksohet se të anketuarit nuk janë shtruar në spital për shkak të pasojave të kësaj sëmundje, transmeton portal arbresh.info
Gjendja e tyre është monitoruar më gjatë se studimet e tjera më të mëdha, të kryera më parë, kanë njoftuar shkencëtarët nga Instituti Shtetëror Danez i Serumit (SSI), një organ kryesor shkencor në fushën e sëmundjeve infektive.
Studimi u krye midis shtatorit 2020 dhe prillit 2021, shumë përpara shfaqjes së variantit Omicron.
Sondazhi krahasoi përgjigjet e 61,000 njerëzve që kishin rezultuar pozitivë për koronavirus gjashtë, nëntë ose 12 muaj më parë, me përgjigjet e njerëzve nga një grup prej 91,878 të anketuarish që rezultuan negativë.
Në përgjithësi, 29.6 përqind e tyre që rezultuan pozitië raportuan për të paktën një simptomë të vazhdueshme 6 deri në 12 muaj pas infektimit, krahasuar me 13 përqind të atyre në grupin e kontrollit.
Pak më shumë se gjysma (53.1 përqind) e njerëzve me rezultate pozitive të testit Covid thanë se ndjeheshin të rraskapitur psikologjikisht dhe fizikisht, ndërsa kanë raportuar edhe për problemet me gjumin.
Një studim që ende nuk është rishikuar ka treguar se rastet e ankthit dhe depresionit janë më të zakonshme dhe të diagnostikuara rishtazi tek njerëzit që janë shëruar nga Covid.
Autori i studimit, Anders Peter Hviid, profesor i epidemiologjisë, tha se rezultatet e studimit ishte një tjetër tregues që politikëbërësit duhet të marrin parasysh pasojat e lartëpërmendura të Covid.
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) e quan sindromën e re një gjendje post-covid të karakterizuar nga disa simptoma të përhershme, si lodhje ose gulçim, që ndodh tre muaj pas fillimit të infeksionit dhe zgjat të paktën dy muaj.
OBSH vlerëson se simptoma të tilla prekin midis 10 dhe 20 për qind të pacientëve./arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...