Higjena e dobët e gojës mund të favorizojë koronavirusin në një formë shumë serioze, veçanërisht në pacientët me sëmundje të zemrës.
Studimi i kryer nga Universiteti i Kajros, gjeti se higjena orale është një rezervë e rëndësishme e patogjenëve të frymarrjes, transmeton portal arbresh.info
Provat e mëparshme klinike kanë lidhur higjenën e dobët të gojës me rritjen e inflamacionit dhe problemet kardiovaskulare. Sipas studiuesve, ashpërsia e COVID-19 lidhet nga ana tjetër me përgjigjen inflamatore të trupit.
Në studim janë përfshirë 86 pacientë me Covid me sëmundje të mëparshme kardiovaskulare.
Ekspertët matën higjienën orale të secilit me një indeks ad hoc dhe gjithashtu nivelet e inflamacionit me një mostër gjaku.
“Masat e thjeshta – të tilla si praktikimi i higjienës së gojës, vizitat e rregullta dentare, veçanërisht për pacientët me probleme kardiovaskulare, përdorimi i larësve të gojës – mund të ndihmojnë në parandalimin ose zvogëlimin e ashpërsisë së COVID -19”, thuhet në studim.
“Rezultatet e këtij studimi klinik janë në përputhje me ato të dy studimeve të tjera të publikuara tashmë këtë vit në lidhje me korrelacionet midis shëndetit oral dhe koronavirusit.
Mekanizmi patogjenetik mund të shpjegohet me nivelet e larta të inflamacionit të shkaktuar nga higjiena e dobët orale, shkaku i sëmundjes së mishrave të dhëmbëve. Ky inflamacion, sipas studimit, do të përcaktonte një rrezik më të madh të shkaktimit të komplikimeve serioze pulmonare për pacientin që vuan nga koronavirusi, duke e bërë atë më të ndjeshëm ndaj “stuhisë” inflamatore të shkaktuar nga koronavirusi.
Rezultatet e këtij studimi konfirmojnë rëndësinë e shëndetit oral dhe nevojën për higjienë të mirë orale në shtëpi nga pacienti, si dhe për parandalimin e duhur dhe trajtimin e mundshëm të sëmundjeve të mishrave të dhëmbëve, veçanërisht në pacientët me probleme kardiovaskulare. /arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...