Qeveria gjermane do të klasifikojë Serbinë dhe Shqipërinë, në listën e vendeve me rrezik për shkak të situatës së krijuar nga Covid-19. Ky vendim pritet të jepet ditën e diel.
Mediet gjermane raportojnë se Instituti Robert Koch (RKI) ka bërë një listë me vendet me rrezikshmëri të lartë, për shkak të rritjes së numrit të të infektuarve me koronavirus.
Në vendet që konsiderohen të rrezikshme pas përhapjes së variantit Delta janë gjithashtu vende si: Azerbajxhani, Guatemala, Japonia, Territoret Palestineze dhe Sri Lanka.
Të kthyerit që vijnë nga këto vende dhe që nuk janë vaksinuar plotësisht ose nuk janë shëruar, duhet të karantinohen për 10 ditë./vizionplus/
Hasani pret homologun polak: Jemi të gatshëm të punojnë së b...
Policia organizon punëtorinë për rishikimin e strategjisë së...
Ndalohen për 48 orë dy sllovakë dhe një kosovar, dyshohet se...
Krasniqi pret në takim lamtumirës Hovenierin, e falënderon p...
Abdixhiku pret në takim lamtumirës ambasadorin Hovenier dhe ...
Osmani dekoroi me Urdhrin e Pavarësisë, Anne Marie Lizin