Pandemia e koronavirusit është duke ndikuar seriozisht në kujdesin ndaj të porsalindurve të parakohshëm ose me gjendje të dobët shëndetësore dhe shumë fëmijë të ndarë nga nënat e tyre për shkak të pandemisë janë në rrezik që të vdesin ose të kenë probleme shëndetësore afatgjata, paralajmëroi dje Organizata Botërore e Shëndetësisë.
Dy studime të reja, të cituara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, zbuluan se nënat me infeksione të konfirmuar ose me dyshime rreth Covid-19, nuk lejohet që të kenë kontakte me fëmijët e tyre posalindur dhe gati një e katërta e nënave të anketuara thanë se nuk lejoheshin të ushqejnë me gji nën dyshimin e infeksionit, transmeton portali arbresh.info
Inkurajimi i të ashtuquajturit “kujdes i nënës kangur”, i cili përfshin një kontakt të hershëm dhe shumë të ngushtë midis nënës dhe të porsalindurit, mund të shpëtojë më shumë se 125,000 jetë, sipas një studimi të botuar në revistën shkencore The Lancet.
“Bebet e porsalindura në të gjithë botën kanë një “të drejtë për të shpëtuar jetën me prindërit e tyre” dhe kjo nuk duhet të mohohet për shkak të pandemisë”, tha Anshu Banerjee, një ekspert i Organizatës Botërore të Shëndetit për shëndetin e nënës dhe të porsalindurit.
“Dekada përparimi në uljen e vdekshmërisë së fëmijëve do të rrezikohet nëse diçka nuk bëhet tani,” argumentoi Banerjee.
Organizata Botërore e Shëndetësisë rekomandon që nënat të vazhdojnë të ndajnë një dhomë me fëmijët e tyre të porsalindur, të ushqejnë me gji dhe të kenë kontakt me ta, edhe kur dyshohet ose konfirmohet për koronavirus.
Një sondazh ndërkombëtar i kryer midis infermierëve dhe mjekëve zbuloi se pandemia çoi në kontakt të kufizuar midis të porsalindurve dhe prindërve, dhe dy të tretat e 1,120 të anketuarve thanë se do ta ndanin nënën nga fëmija nëse testi ishte pozitiv ose statusi i tyre ishte i paqartë./arbresh.info/
Edon Zhegrova njeriu i ndeshjes sipas SofaScore, shkëlqeu ed...
Polonia do ta pezullojë përkohësisht të drejtën për azil
Mes vështirësive në fundin e ndeshjes, Kosova shënon fitore ...
Lituania ngushton epërsinë, nxehet loja në fund
Iu gjet kanabis në makinë, arrestohet 23 vjeçari në Fier
Ermal Krasniqi dyfishon epërsinë e Kosovës