Bill Gates e quajti “tragjike” përhapjen e teorive të konspiracionit rreth tij në lidhje me koronavirusin, të cilat sipas tij kanë penguar njerëzit të vaksinohen kundër koronavirusit.
Filantropisti miliarder dhe bashkëthemeluesi i Microsoft-it iu bashkua një diskutimi rreth pandemisë dhe vaksinave, transmeton portal arbresh.info
Gates, i cili aktualisht është i infektuar me Covid, i tha Anderson Cooper të CNN se ai u infektua me virusin pavarësisht faktit se ai është edhe i vaksinuar edhe ka marrë dozat përforcuese. Megjithatë, ai tha se vaksinat janë të nevojshme për të pakësuar simptomat dhe ashpërsinë e rastit.
“Për njerëzit që janë 50 ose 60 vjeç, ata ndoshta do të duhet të marrin përforcues çdo gjashtë muaj derisa të marrim vaksina edhe më të mira,” tha Gates.
Gates tha se beson se vaksinat janë dhe duhet të jenë pjesë e domosdoshme e jetës.
“Për të qenë të sigurt, çdo gjashtë muaj, ndoshta duhet të vaksinohemi”, tha ai.
Cooper e pyeti Gates për teori të shumta konspirative rreth tij në lidhje me Covid. Gates, fondacioni i të cilit ka investuar në zhvillimin e vaksinave, është subjekt i teorive të shumta që e lidhin atë me pandeminë.
“Si i trajtoni teoritë e konspiracionit? Njerëzit besojnë se ju po i gjurmoni njerëzit përmes mikroçipave të futur në vaksinë”, ishte pyetja drejtuar Bill Gates.
Gates qeshi dhe tha se ai është i shqetësuar vetëm se teori të tilla kanë bërë që njerëzit të hezitojnë të vaksinohen.
“Shpjegimet e thjeshta janë një lloj argëtimi për t’u klikuar,” vuri në dukje Gates, përpara se të thoshte, “Ai për gjurmimin e njerëzve, nuk e di pse ata mendojnë se jam i interesuar të di vendndodhjet e njerëzve”.
Që nga fillimi i pandemisë në mediat sociale kanë qarkulluar teori të ndryshme konspiracioni rreth lidhjes së Bill Gates dhe vaksinave kundër koronavirusit./arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...