Google ADS

COVID-19, Zvicra shënon 1,478 vdekje

09:36 | 22 Prill 2020
A. B.

Zvicra është një nga vendet më të zhvilluara në Evropë dhe me ekonominë më stabile.

Edhe pse është prekur shumë nga virusi Covid-19, si shumë shtete evropiane, ekspertët parashikojnë se zviceranët do të kalojnë krizën dhe do të këndellen.

Deri në këto momente janë shënuar 1,478 vdekje në mbarë vendin, sipas të dhënave nga Worldometer, transmeton portali arbresh.info

Ndërkaq, numri i rasteve të konfirmuara në mbarë vendin ka arritur në 28,063 persona të infektuar, 386 prej tyre janë në gjendje kritike, dhe 19,400 të shëruar.

Numri i të infektuarve nga Covid-19 në gjithë botën ka kaluar shifrën 2,5 milion, përkatësisht 2,558,951. /arbresh.info/

Statistikat në kohë reale:
https://www.worldometers.info/coronavirus/?fbclid=IwAR1eTkUGhH–didF1zL4YuML6PFPjtt9BZdEjW6RETzIJDZ8lwMBVdKM57M

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme