Është shtuar prezenca policore në qytetin e Pejës gjatë kësaj mbrëmjeje.
Ndryshe gjatë ditës së sotme Drejtori i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Komunën e Pejës Dr. Petrit Loci, që është edhe Drejtues i Autorizuar i Shtabit Emergjent të Pejës, ka bërë të ditur për ‘RADIO 1’, se sot (e Shtunë) nga Peja janë marrë rreth 80 mostra të qytetarëve, të dyshuar si raste kontakti për COVID-19.
“Numri në rritje i mostrave vie si masë sigurie, gjë që është kërkuar disa herë nga autoritetet komunale e edhe vet kryetari Gazmend Muhaxheri i kishte kërkuar kryeministrit në detyrë Kurti, gjatë vizitës së këtij të fundit në Pejë, që numri i testeve të rritet.”-deklaroi gjatë ditës Loci.
‘RADIO 1’ mëson se në komunën e Pejës pritet që të ashpërsohen masat kufizuese si asnjëherë më parë.
Rreth rezultateve të reja që pritet të publikohen pas pak për Pejën, pritet të ketë edhe një kumtesë nga ana e autoriteteve shëndetësore të nivelit qendror e ndoshta edhe të vet ministrit në detyrë Arben Vitia./Njeshi
Hamza takohet me Xhakën, e quan kampion dhe shembull për të ...
Prishtina dhe Ballkani ndajnë pikët në kryederbin e fundjavë...
Ky është 25-vjeçar që vdiq tragjikisht në vendin e punës në ...
Nesër fillon Fushata Globale “16 Ditët e Aktivizmit Ku...
Dafina Zeqiri sjell këngën e re “Tranquilo”
Vazhdon përplasja me Xuxin, rikthehet historia e prindërve t...