Google ADS

COVID-19, SHBA shënon 45,343 vdekje në mbarë vendin

09:00 | 22 Prill 2020
A. B.

Numri i të vdekurve në SHBA nga koronavirusi (COVID-19) deri në këto momente ka shkuar në 45,343, sipas të dhënave nga Worldometer.

Ndërkaq, numri i rasteve të konfirmuara në mbarë vendin ka arritur në 819,175 mijë persona të infektuar, 14,016 mijë prej tyre janë në gjendje kritike, dhe 82,973 mijë të shëruar, shkruan portali arbresh.info

Virusi e ka shtyrë ekonominë globale në prag të recesionit ndërsa masat e njëpasnjëshme të vendeve për të mbajtur njerëzit në shtëpi kanë bllokuar bizneset.

Ekonomia e SHBA-së humbi 701 mijë vende pune muajin e kaluar mes pushimeve dhe mbylljes së biznesit të shkaktuara nga virusi, ndërsa papunësia u rrit në 4,4 për qind, nga 3,5 për qind sa ishte në shkurt, rritja më e madhe që nga janari i vitit 1975.

Pasi për herë të parë u shfaq dhjetorin e kaluar në Wuhan të Kinës, COVID-19 është përhapur në mbarë globin. /arbresh.info/

Statistikat në kohë reale:

https://www.worldometers.info/coronavirus/?fbclid=IwAR1eTkUGhH–didF1zL4YuML6PFPjtt9BZdEjW6RETzIJDZ8lwMBVdKM57M

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme