Sipas të dhënave të Qendrës Europiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC), Serbia ka 30 persona të infektuar për 100 mijë banorë në 14 ditët e fundit.
Kjo do të thotë që Serbia është zyrtarisht në zonën e kuqe, shkruan B92, transmeton portal arbresh.info
Sipas parametrave të vlefshëm, të gjitha vendet me më pak se 15 pacientë për 100,mijë qytetarë janë në zonën e gjelbërt, ona e verdhë është nga 15 deri në 30 të infektuar për 100 mijë, zona e kuqe nga 30 në 50 dhe më shumë.
Rikthimi i tmerrshëm i koronavirusit, mbi 40 milionë numri i të të infektuarve
Duke marrë parasysh rritjen e mëtejshme të të numrit të të infektuarve, sipas anëtarëve të Shtabit të Krizave për luftën kundër Covid-19, nuk përjashtohet mundësia që Serbia të arrijë në zonën vjollcë në një moment.
Numri ditor i të infektuarve ditëve të fundit është më i lartë se 350.
Të dhënat e ECDC për numrin e të infektuarve për 100 mijë banorë përdoren më shpesh për të përcaktuar situatën epidemiologjike në një vend, dmth nëse rekomandohet të udhëtoni në të ose nëse shtetasve të një vendi të caktuar lejohen të hyjnë në vendet e Bashkimit Europian./arbresh.info/
83 mijë metra katror banesa për të pastrehët në Tiranë
Qytetarët në Shkup sërish protestojnë kundër ndotjes së ajri...
Më shumë investime në shëndetësi, Balluku: Rritje të pagave ...
Kurti vendos gurthemelin e ndërtesës së re të Komunës së Sht...
22 raste “escorta” në Kosovë gjatë këtij viti, shtetaseve të...
Erion Veliaj mohon se u arratis nga Shqipëria: Po shkoj në S...