29 përqind e të rinjve në Shqipëri janë të papunë. Madje sipas INSTAT ata nuk ndjekin as një shkollë. Ky fenomen si dhe paga minimale tejet e ulët mbetet shqetësimi kryesor në vend, ndërsa qytetarët kërkojnë një strategji konkrete zhvillimi
Papunësia në Shqipëri edhe në vitin 2019 ka qenë me shifra shqetësuese duke shkuar në 11.5 përqind me një përmirësim prej 0.8 përqind.
Paga minimale ka shënuar rritje ndër vite, por krahasuar me çmimet mbetet ende e ulët.Ndaj dhe qytetarë kërkojnë ndryshim.
“Absolutisht që jo. 260 mijë lekë të vjetra dihet se për çfarë dalin. Duke parë këto çmime që ne kemi dihet që nuk ka shanc që të mjaftojë për një person e jo më për një familje”.
Përgjatë vitit të kaluar problematike paraqitet situata për grupmoshën 15-29 vjeç.
29 përqind e tyre nuk rezultojnë as të punësuar dhe madje nuk ndjekin as një shkollë të formimit profesional.
Për vitin e kaluar dy qarqet me nivelin më të lartë të papunëisë në Shqipëri ishin Lezha me 17.7% dhe Vlora me 15.2%.
165 mijë persona rezultojnë zyrtarisht të papunë dhe ky hendek i ndikuar nga koronavirusi, pritet të thellohet akoma më shumë.
Këtu nuk ata persona që nuk janë të regjistruar në zyrat e punës./oranews
Dita e Alfabetit Shqip, Begaj: Gjuha e shqiponjave do të mbi...
Hyrja e “lirshme” e drogës në burgjet e Kosovës, për tre vje...
Pacolli udhëton me tren: Moment qetësie larg zhurmës së përd...
Intervista e Ronaldo-s me MrBeast-in po thyen rekorde, 17 mi...
Kurti: Synim i Serbisë mbetet hakmarrja, Kosova duhet të jet...
Kancelari gjerman Scholz do të kandidojë për një mandat të d...