Rastet asimptomatike të koronavirusit vazhdojnë të jenë enigmë për shumë studiues por Universiteti i Gold Coast i Australisë, në rajonin më të madh të Brisbane, arriti në përfundimin se njerëzit asimptomatikë kanë 42 për qind më pak të ngjarë të transmetojnë infeksionin.
Sipas hulumtimit të kryer nga Ojungerel Bjambasuren, një studiues nga Universiteti Bond në Gold Coast, njerëzit që koronavirus, por nuk kanë simptoma, kanë shumë pak gjasa që të transmetojnë infeksionin, transmeton portal arbresh.info
Kroacia vazhdon të mbetet vatër e nxehtë e koronavirusit
Meta-analiza, e cila përfshinte 13 studime dhe 21,708 raste, llogariti se 17 përqind e pacientëve nuk kishin simptoma të Covid-19, ndërsa disa studime të mëparshme përmendnin që numri mund të shkonte deri në 81 përqind, raportoi faqja nature.com.
Një ekip hulumtues nga Gjeneva u përpoq të përcaktojë se sa ngjitëse është koronavirusi në mes njerëzve që jetojnë në një shtëpi.
Ata gjetën se personat asimptomatikë që ishin pozitivë me Covid-19, kanë më pak gjasa ta transmetojnë atë në krahasim me ata që kanë shfaqur simptoma.
“Personat asimptomatikë nuk janë bartës të koronavirusit. Ata nuk kolliten, nuk teshtijnë dhe ndoshta nuk lënë patogjenë në sipërfaqe të ndryshme, siç mund të bëjnë pacientët me simptoma”, tha Bjambasuren./arbresh.info/
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve
Putin takohet me kryeministrin sllovak në Moskë, bisedojnë p...
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa ...
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë