Covid-19/ Në Spitalin e Pejës, tetë pacientë në gjendje të rëndë

09:38 | 14 Shtator 2020
V. S.

Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë janë duke u trajtuar 37 pacientë me coronavirus.

Sipas njoftimit nga ky spital në 24 orët e fundit, një pacientë është shëruar nga COVID-19.

Sa i përket gjendjes së pacientëve, 1 pacientë është në Respirator, 23 pacientë janë në Oksigjeno terapi dhe nga këta 8 pacientë janë në gjendje më të rëndë.

Nga Personeli i Spitalit aktualisht janë të infektuar 1 Mjek, 4 Infermierë dhe 2 punëtor Shërbimeve Teknike.

“Gjatë vikendit të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 613 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë̈.

60 pacientë janë̈ shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm. 12 lindje kanë qenë gjatë vikendit të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 7 normale dhe 5 me prerje cezariane. Kanë lindur 12 foshnje 7 të gjinisë mashkullore dhe 5 të gjinisë femërore.

378 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 4,199 analiza, ndërsa janë kryer 12 Operacione. Gjatë vikendit të fundit janë kryer 289 shërbime Radiologjike dhe atë 185 Rëntgen, 81 Eho dhe 23 Ct-ja”, thuhet në njoftim.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme