Google ADS

COVID-19 në Kosovë: 416 të vdekur, 7.562 të shëruar dhe 3.708 raste aktive

08:29 | 19 Gusht 2020
V. S.

Në Kosovë numri i të infektuarve me koronavirus ka arritur në 11 mijë e 686.

Që nga marsi e deri më 18 gusht, në Kosovë janë regjistruar 11 mijë e 686 raste pozitive me koronavirus.

Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), vetëm gjatë së martës janë regjistruar 141 raste të reja me COVID-19.

Në Kosovë që nga fillimi i pandemisë janë 416 persona të cilët kanë humbur betejën me COVID-19, ndërkaq vetëm gjatë së hënës gjashtë pacientë të prekur me koronavirus kanë ndërruar jetë.

Mirëpo, edhe në 24 orët e fundit ka pasur pacientë të cilët e kanë mposhtur koronavirusin. Sipas IKSHPK-së gjatë së hënës janë shëruar 219 pacientë dhe numri i përgjithshëm i të shëruarve në Kosovë është 7 mijë e 562, raporton lajmi.net.

Sipas këtyre të dhënave zyrtare të IKSHPK-së, aktualisht në vendin tonë janë edhe 3 mijë e 708 raste aktive me koronavirus.

Theksojmë se Prishtina është qyteti me më së shumti raste me koronavirus.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme