Covid 19 në Kosovë, 1 person në gjendje kritike, 9 me oksigjenoterapi

09:40 | 28 Prill 2020
Arbresh.info

Në klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, sot me 28.04.2020, janë të hospitalizuar gjithsej 62 raste, 50 prej tyre me Covid -19 pozitiv.

Kështu bëhet e ditur në njoftimin e QKUK, shkruan arbresh.info

9 prej të prekurve me koronavirus janë në trajtim me oksigjenoterapi, ndërsa një në gjendje kritike

“Gjendja e pacientëve të sëmurëve me Covid -19, është si vijon: 40 raste janë në gjendje stabile, 9 raste janë në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive. Në mjekimin intensiv, ndodhet një pacient i cili është në gjendje kritike, në ventilim mekanik dhe përkujdesje intensive”, thuhet në njoftimin e QKUK./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme