Pirja e një kafe espresso në mëngjes, pranë banakut, me një gëllënkë dhe mes një bisede të shpejtë me miqtë dhe fqinjët, gjithnjë ka qenë pjesë e rutinës te italianët.
Megjithatë, pas pandemisë, jeta e italianëve do të ndryshojë shumë, përfshirë edhe kulturën e pirjes së kafes, e cila është konsideruar gjithmonë pjesë e rëndësishme e stilit të jetës, transmeton portal arbresh.info
Ky stil i pirjes së kafes është ndaluar plotësisht në fillim të muajit mars, pasi vendi vendosi masat kufizuese për shkak të pandemisë, ndërsa që nga dita e sotme italianët janë të lirë që të dalin nga shtëpitë e tyre.
Që tani e tutje, italianët kafen e mëngjesit mund ta pinë larg banakut, ose në makinën e tyre, por jo brenda nëpër bare dhe restaurant.
Me heqjen e masave kufizuese, 4.4 milionë italianë u janë kthyer vendeve të punës.
Italia, me më shumë se 28 mijë viktima nga Covid-19, është vendi më i goditur në Europë nga pandemia. Gjithashtu, ishte vendi i parë perëndimor që morri masa drastike në të gjithë territorin me qëllim të parandalimit të sëmundjes infektive./arbresh.info/
Konjufca pret nesër në takim kryetarin e Kuvendit të Maqedon...
Del video ku Edi dhe Driloni kanë ofenduar Sarën
Kosova mundet nga Irlanda
Rama thotë se ka filluar instalimi i ashensorëve në banesa k...
Gjuajtja me vezë – Xheneta akuzon Xuxin se e ka planifikuar ...
Abdixhiku: Sonte, Malisheva i dha zë ‘Turneut të Ndryshimit’