Covid-19 mund të shkaktojë humbje të papritur dhe të përhershme të dëgjimit, kanë zbuluar së fundmi ekspertët, duke shtuar se probleme të tilla kanë nevojë për trajtim urgjent.
Koronavirusi është zbuluar se ndikon në trup në mënyra të panumërta, nga humbja e shijes dhe e nuhatjes, deri te dëmtimi i organeve, shkruan Guardian, transmeton portal arbresh.info
Tani mjekët kanë raportuar prova të reja që Covid-19 mund të ndikojë edhe në dëgjim.
Studimi i botuar në BMJ Case Reports, i shkruar nga ekspertët në University College London raportojë mbi rastin e një 45-vjeçari me astmë i cili u pranua në kujdes intensiv me koronavirus, i ventiluar dhe dhënë ilaçe duke përfshirë remdesivirin antiviral dhe steroidet intravenoze.
Një javë pasi u largua nga kujdesi intensiv, ai zhvilloi një tingull kumbues – tringëllimë në veshët – dhe më pas humbje të dëgjimit në veshin e majtë.
Mjekët kanë theksuar se asnjë nga ilaçet që iu dha burrit nuk pritej të dëmtonte dëgjimin e tij, ndërsa ai nuk kishte probleme me kanalet e veshit ose daullet e veshit. Hetimi i mëtejshëm nuk tregoi asnjë shenjë të problemeve autoimune, ndërsa ai nuk kishte grip ose HIV – kushte të lidhura më parë me humbjen e dëgjimit. Për më tepër, burri kurrë më parë nuk kishte pasur probleme me dëgjimin.
Testet e mëvonshme zbuluan se njeriu kishte humbje të dëgjimit sensorineural në veshin e tij të majtë – një situatë kur veshi i brendshëm ose nervi përgjegjës për tingullin është i përflakur ose dëmtuar. Kjo u trajtua me steroid me sukses të pjesshëm.
Rasti i parë i tillë u raportua në Mbretërinë e Bashkuar, megjithëse një numër i vogël i raporteve të ngjashme kanë dalë edhe nga vendet e tjera.
Dr Stefania Koumpa, një bashkëautore e studimit, tha se nuk dihet ende se si Covid-19 mund të shkaktojë humbje të dëgjimit, por ka shpjegime të mundshme.
“Është e mundshme që virusi Sars Cov-2 të hyjë në qelizat e mbrendshme të veshit dhe të shkaktojë vdekjen e qelizave”, tha ajo.
Ekipi i studimit thotë se pacientët me koronavirus që janë duke u trajtuar në kujdesin intesiv, duhet të pyetën edhe për humbjen e dëgjimit./arbresh.info/
Antidroga gjen drogë duke u përpunuar në një laborator, arre...
Driloni dhe Gjesti tentojnë të futen në banjo me Xhenetën – ...
Dëmtoi dorën aksidentalisht në makineri, ndërron jetë punëto...
Zelensky: Uniteti SHBA-BE, i domosdoshëm për ta ndalur Putin...
“Ti ke kontribuuar vetëm për kauçin tënd”, Laurenti dhe Lela...
Kurti e kandidatët për deputet organizojnë pritje për mërgim...