Koronavirusi mund të transmetohet më lehtë në mjediset shkollore dhe kampet verore. Kjo gjë u kuptua pas shfaqjes së detajeve të reja të shpërthimeve në shtetin amerikan të Xhorxhisë dhe në Izrael që kanë nënvizuar rreziqet e rihapjes së shkollës.
Një raport i Qendrave Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) për një shpërthim në një kamp veror në Xheorxhia sugjeron se fëmijët – madje edhe rastet asimptomatike – mund të luajnë një rol të rëndësishëm në transmetimin e komunitetit të Covid-19.
Pretendimi bie ndesh me një numër studimesh të mëparshme ku duket se konsensusi është se fëmijët rrallë transmetojnë virusin midis tyre ose njerëzve të tjerë.
Këtë javë 260 punonjësve në një nga rrethet më të mëdha të shkollave të Xhorxhisë iu ndalua të hynin në shkollat e tyre për të planifikuar rihapjen sepse ata ose kishin virusin ose kishin qenë në kontakt me një individ të infektuar.
Zbulimi vjen pas një raporti zyrtar të asaj që duket se ka qenë një ngjarje “super-përhapëse” në Xheorxhia, ku më shumë se 200 adoleshentë që morën pjesë në një kamp veror YMCA u infektuan brenda natës./gazetaere/
Qeveria shqiptare miraton bonusin e fundvitit, përfitojnë mb...
Arben Krasniqi, emërohet sekretar i përgjithshëm në zyrën e ...
Biden kërkon 24 miliardë dollarë të tjera për Ukrainën dhe “...
Kadetët e FSK-së përfundojnë marshimin 12.8 kilometra
Haradinaj e nis ditën në Boletin: Isa Boletini frymëzim për ...
Xheneta e Gjesti gjejnë paqe, puthen në pishinë!