COVID-19: Meksika, Kili dhe Kosta Rika fillojnë vaksinimin masiv

08:12 | 25 Dhjetor 2020
V. S.

Një infermiere meksikane u bë personi i parë në Amerikën Latine që mori shpimin me vaksinë kundër korona virusit, kur vendi i saj të enjten filloi programin e vaksinimit.

Meksisa ka marrë një dërgesë fillestare prej 3.000 dozash të vaksinës gjermano-amerkane, Pfizer-BioNTech, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.

Ky shtet ka njërin ndër numrat më të lartë të vdekjeve pandemike në botë, duke qëndruar vetëm pas SHBA-së, Brazilit dhe Indisë.

Po ashtu edhe shteti i Argjentinës planifikon të fillojë inokulimet në ditët e ardhshme, por ka zgjedhur vaksinën e prodhuar ruse, Sputnik V për fazën fillestare, me një shpërndarje prej 300.000 dozash që mbërritën dje në kryeqytetin Buenos Aires.

Brazili, i cili ka regjistruar numrin më të lartë të vdekjeve në atë rajon, raportohet se nuk do të fillojë deri në mes të shkurtit, me gjithë një rritje të fundit në numrin e rasteve.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme