Covid-19 mbyll maternitetin në Berat, dy infermiere rezultojnë pozitive, infektohet edhe një kasap

13:33 | 24 Korrik 2020
Arbresh.info

Në qytetin e Beratit janë shënuar tre raste të reja me COVID-19.

Mësohet se dy prej të infektuarave janë infermiere, ku njëra punon në Maternitet.

Për këtë arsye autoritetet kanë mbyllur godinën e shërbimit gjinekologjik. Gjithashtu ka filluar edhe dezinfektimi i ambienteve nga drejtoria e Higjienës. Infermieret e infektuara kishin shfaqur simptoma prej ditësh, por e kanë ndërprerë punën deri në kryerjen e tamponit. Epidemiologët ndërkohë kanë nisur punën për gjurmimin e kontakteve.

Ndërsa i infektuar i tretë është një kasap për të cilin nuk ka ende të dhëna./tch

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme