Google ADS

Covid-19 mbijeton në lëkurë pesë herë më shumë se gripi sezonal

23:54 | 19 Tetor 2020
Trina Galanxhi

Një studim i fundit japonez ka gjetur se koronavirusi mbetet aktiv në lëkurën e njeriut për nëntë orë, prandaj theksohet nevoja për larje të shpeshtë të duarve gjatë pandemisë.

Studimi i botuar në revistën “Clinical Infectious Diseases”, gjeti se virusi që shkakton Covid-19 mbetët në lëkurë më gjatë se virusi i gripit A, i cili shkakton gripin sezonal.

Studiuesit zbuluan se patogjeni që shkakton gripin jeton në lëkurë vetëm 1.8 orë.

Studimi gjithashtu gjetu se dy SARS-CoV-2 dhe IAV në lëkurën e njeriut bëhen joaktivë pas përdorimit të etanolit.

Sipas OBSH-së, për të eliminuar Covid-19 duhet rregullisht të pastroni duart me ujë dhe sapun, ose me dezinfektues që ka bazë alkooli.

Të dhënat e fundit nga Ëorldometer zbulojnë se ka pasur më shumë se 40 milion raste të Covid-19 në të gjithë botën dhe më shumë se 1.1 milion vdekje./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme