Covid-19: Laboratori gjerman gabon në testim

23:42 | 28 Tetor 2020
Trina Galanxhi

Laboratori gjerman i Ministrisë së Punëve të Brendshme diagnostikoi gabimisht koronavirusin te 60 pacientë, të cilët janë testuar edhe njëherë pas dyshimit të ngrerë nga spitali.

Laboratori nga Augsburg në Bavari justifikoi rezultatet e gabuara me mungesën e reagentëve dhe presionin për të bërë testet sa më shpejt të jetë e mundur, raporton Reuters, transmeton portal arbresh.info

“Nuk është gjithmonë e mundur të kontrollohen rezultatet pozitive në kohën e duhur për shkak të numrit të madh të mostrave dhe mungesës së pajisjeve”, tha drejtoresha e laboratorit, Gabriela Shen.

Shpërndarësi nuk arriti të shpërndajë substancat në kohë, prandaj duhej të përdorte një reagens alternativ që nuk ishte i pajtueshëm me sistemin e tij të provës.

Siç është thënë, nuk dihet ende nëse laboratorët e tjerë në Gjermani kanë të njëjtat probleme.

Me atë rast, një zëdhënës i Ministrisë Gjermane të Shëndetësisë tha se nuk kishte asnjë arsye për të dyshuar në korrektësinë e testimit molekular të PCR./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme