Ish-ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka thënë se situata në vend me Covid-19 çdo ditë e më shumë po rëndohet.
Hashiu me anë të një postimi në facebook ka thënë se për përveç punës së palodhshme të mjekëve dhe infermierëve nuk po shohin angazhim nga ana e qeverisë për menaxhimin e situatës aktuale.
“Kosova para pak kohësh renditej ndër vendet me menaxhimin më të mirë ndërsa sot kjo qeveri me mosveprim ia ka kthyer shpinën qytetarëve dhe Kosova renditet ndër vendet me numrin më të madh të qytetarëve të infektuar”, ka shkruar ajo në facebook.
Hashitu tutje ju ka bërë qytetarëve që të kenë kujdes maksimal , të mbajnë maska dhe të respektojnë distancën.
Postimi i plotë:
Vetëm sot, 6 qytetarë humbën jetën nga virusi COVID 19 dhe shumë qytetarë po luftojnë për jetën!
Situata çdo ditë e më shumë po rëndohet. Përveç punës së palodhshme të mjekëve dhe infermierëve, fatkeqësisht nuk po shohim as angazhimin më të vogël nga Qeveria në menaxhimin e situatës aktuale. Kosova para pak kohësh renditej ndër vendet me menaxhimin më të mirë ndërsa sot kjo qeveri me mosveprim ia ka kthyer shpinën qytetarëve dhe Kosova renditet ndër vendet me numrin më të madh të qytetarëve të infektuar.
Të dashur qytetarë,
për hirë të atyre që po bëjnë të pamundurën për të shpëtuar jetët e njerëzve pra stafit mjekësor, le të kemi kujdesin maksimal. Le të mbajmë maska dhe kudo ku jemi le të respektojmë distancën. Kjo është një gjë e vogël që mund ta bëjmë por për stafin mjekësor është gjithçka! /arbresh.info
Vikendi me diell, temperaturat shkojnë deri në 22 gradë Cels...
Bjellorusia e ndërpret ndërtimin e kampit ushtarak afër kufi...
Gjermania kërkon kontrolle shtesë për emigrantët
Problemet me gjumin tek personat që vuajnë nga artriti, ja d...
Mbi 29 000 emigrantë kanë kaluar La Manshin këtë vit
Hakerat kinezë synuan të marrin të dhëna nga telefonat e Don...