Koronavirusi është një infeksion viral relativisht i rrezikshëm dhe deri me tani ka vrarë mbi 4 milionë njerëz në mbarë botë.
Përkundër pasojave shëndetësore, koronavirusi ka sjellur edhe problem soiciale, duke dërguar kështu në prishjen e marrëdhënieve me familjarët, miqtë, kolegët ose fqinjët, transmeton portal arbresh.info
Një studim i ri nga UCL (University of London College) zbuloi se një e pesta e njerëzve kanë përjetuar një prishje të plotë të marrëdhënieve me familjen, miqtë, kolegët ose fqinjët vitin e fundit.
Shkencëtarët kanë kryer studimin me mbi 70 mijë pjesëmarrës, kur edhe kanë zbuluar se njerëzit e 18 deri në 29 vjeç kishin më shumë probleme në prishjen e tyre në raport me njerëzit tjerë.
Në mesin e të rinjve, 25 përqind raportuan një përkeqësim të marrëdhënies së tyre me bashkëshortin ose partnerin e tyre, dhe pothuajse e njëjta përqindje kishte probleme me kolegët ose bashkëpunëtorët.
Njerëzit me çrregullime mendore ishin gjithashtu më të prekur, ashtu si edhe pakicat etnike. Sidoqoftë, ky nuk është i gjithë lajmi i keq.
Ndërsa një pjesë e madhe e popullsisë nga 18 deri në 29 vjeç kishin të paktën disa probleme në marrëdhënie, 46 përqind thanë se cilësia e marrëdhënies së tyre me bashkëshortin ose partnerin e tyre ishte përmirësuar.
Pandemia e Covid-19 nuk është afër fundit të saj, prandaj shkencëtarët presin që shumë marrëdhënie do të preken për shkak të kësaj.
Kjo ndodh sepse shumë njerëz janë të shqetësuar për atë që do të ndodhë ndërsa janë të mbyllur, kështu që të gjithë janë pak të tensionuar.
Studimi ka gjetur se njerëzit janë lodhur nga ky realitet i ri, transmeton portal arbresh.info
Së fundi, njerëzit duhet të qëndrojnë më gjatë në shtëpi, gjë që krijon tensione në familje dhe largon njerëzit nga të njohurit e tyre në punë, miqtë dhe njerëzit që jetojnë pak më larg.
Dr. Elsa Paul autore e studimit tha se raporti tregon ndikimin e pandemisë së koronavirusit dhe karantinës që ndikoi në marrëdhëniet njerëzore./arbresh.info/
Vriten 5 gazetarë palestinezë në Gaza, po transmetonin live ...
U thirr sot në SPAK, Veliaj: Kurth i sajuar, jam denoncuar n...
Nottingham Foresti e mposht Tottenhamin, ngritët përkohësish...
Hovenier në takim lamtumirës me Kurtin: Me bashkëpunimin më ...
Fulham i jashtëzakonisht, merr fitore në frymën e fundit nda...
Maqedonci: Nga 16 dhjetori ka filluar punën stafi i kuzhinie...