Gjashtë muaj pas shërimit nga Covid-19, një në tetë njerëz po diagnostifikohet me një çrregullim psikiatrik ose neurologjik për herë të parë, të tilla si një goditje në tru, gjakderdhje akute në kafkë ose në tru, çmenduri, ose probleme tjera mentale.
Një studim i udhëhequr nga Max Takett nga Departamenti i Psikiatrisë në Universitetin e Oksfordit zbuloi se një në tetë pacientë që e kalojnë koronavirusin diagnostifikohen me problemet e sipërpërmendura, transmeton portal arbresh.info
Studimi që është ende në shqyrtim, ka nxjerrë në pah një mori provash që dëshmojnë se stresi psikologjik që shkakton koronavirusi nuk mund të injorohet.
Ekspertët britanikë përdorën regjistra shëndetësore për të vlerësuar 236.379 pacientë të shtruar dhe jo të shtruar nëpër spitale në SHBA.
Studimi i cili mori parasysh faktorët e njohur të rrezikut – mosha, seksi, raca, kushtet ekzistuese fizike dhe mendore dhe statusi socio-ekonomik- zbuloi se regjistri i sëmundjeve neurologjike dhe psikiatrike pas koronavirusit ishte deri në 33.6 përqind. Nga këto, 13 përqind nuk kishin histori të sëmundjeve të tilla.
Sëmundjet që prekin të shëruarit nga koronavirusi janë goditja në tru, gjakderdhja akute në kafkë ose në tru, çmenduria dhe çrregullimet psikiatrike.
Studimi i fundit mbështet të dhënat nga hulumtimi i mëparshëm, i cili tregoi se një në pesë persona diagnostikohet me një çrregullim psikiatrik në tre muajt e parë pas shërimit nga koronavirusi./arbresh.info/
Mot i paqëndrueshëm në Shqipëri, vranësira dhe reshje shiu, ...
Një orë pritje për hyrje në Kosovë nga Dheu i Bardhë
Turqia ia zë vendin Iranit si forcë e huaj mbizotëruese në S...
Bernabeu iu përul legjendës: Një lamtumirë madhështore për d...
Meksikë, rrëzohet avioni “Cessna 207”, raportohet për 7 vikt...
LDK shënon 35-vjetorin e themelimit