Drejtori ekzekutiv i kompanisë “Moderna”, Stefan Bansel, deklaroi se koronavirusi, i cili përmbyti spitalet dhe ndaloi ekonominë botërore, do të jetë përgjithmonë në mesin tonë.
Shumë zyrtarë kryesorë të shëndetësisë besojnë se ekziston një probabilitet i lartë që Covid-19 të bëhet sëmundje endemike, që do të thotë se do të jetë e pranishme përgjithmonë në jetën tonë, megjithatë me nivele më të ulëta të infeksionit në krahasim me ato të sotmet, transmeton portal arbresh.info
Drejtori i Moderna, një kompani që prodhon vaksinën e koronavirusit, thotë se “SARS-CoV-2 nuk po shkon askund”.
Krijuesit e vaksinës së Covidit krijojnë vaksinën e Sklerozës Multiple
“Ne do të jetojmë me këtë virus, mendoj, përgjithmonë,” deklaroi ai në panel gjatë konferencës për kujdesin shëndetësor të organizuar nga JPMorgan, raporton CNBC.
Sipas tij, shkencëtarët vazhdimisht do të monitorojnë nëse do të shfaqen lloje të reja të virusit, në mënyrë që të prodhohen vaksina.
Agjencia Europiane e Barnave ka miratuar vaksinën e ndërmarrjes Moderna për të luftuar koronavirusin.
Agjencia Europiane e Barnave (EMA) ka rekomanduar dhënien e një autorizimi të kushtëzuar të marketingut për vaksinën “Moderna” për parandalimin e koronavirusit tek njerëzit më të vjetër se 18 vjeç.
Vaksina tregoi një normë suksesi prej 94.1 përqind dhe u bë vaksina e dytë për parandalimin e Covid-19 që EMA rekomandoi për përdorim në BE./arbresh.info/
Mbyllet edhe një institucion paralel në veri të Kosovës
Qeveria ka mbajtur dje mbledhje elektronike, njofton për ven...
Kosova me sanksione shtesë ndaj Rusisë
“Kosova prioritet kombëtar”, Hasani: Ne do të angazhohemi pë...
Murati: Pasdite pritet të bëhet ekzekutimi i shtesave nga 10...
SHSKUK-ja jep detaje për 30 vjeçarin e infektuar me Lijën e ...