Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë në Brazil, me 1.349 vdekjet e reja numri i viktimave ka arritur në 32.548
Për shkak të koronavirusit të ri (COVID-19) gjatë 24 orëve të fundit në Brazil janë shënuar 1.349 vdekje ndërsa në Meksikë 1.092.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë në Brazil, me 1.349 vdekjet e reja numri i viktimave ka arritur në 32.548 ndërsa me 28.633 raste të reja ka arritur në 584.016 numri i rasteve.
Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat më të fundit mbi pandeminë, thuhet se Brazili nga pikëpamja e numrit të rasteve dhe viktimave lidhur me virusin është vendi më i prekur në Amerikën Latine dhe vendi i 2-të në botë pas SHBA-së për nga numri i rasteve.
– Meksikë, 1.092 vdekje në 24 orët e fundit
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë në Meksikë, me 1.092 vdekjet e reja numri i viktimave nga COVID-19 ka arritur në 11.729 ndërsa me 3.912 raste të reja ka arritur në 101.238 numri i rasteve.
Numri i vdekjeve nga COVID-19 në Meksikë tejkaloi për herë të parë shifrën 500 më 27 maj. Në këtë vend rasti i parë me COVID-19 u regjistrua më 28 shkurt ndërsa vdekja e parë lidhur me virusin më 19 mars.
Kooperativa “Krusha”: Që nga viti 2015 nuk kemi marrë asnjë ...
E përlotur, Jonida Vokshi rrëfen humbjen e babait: Pati sëmu...
Moti në Kosovë për pesë ditët e ardhshme
Peci: Nuk mundeni me më ndal as me ujë, as me plumba – veç p...
Haradinaj: Edhe sa shifra qindmijëshe e milionëshe duhet të ...
Papa Françesku kërkon të hetohet nëse në Gazë po kryhet gjen...