Covid-19: 675 raste aktive në Kosovë

07:34 | 26 Mars 2022
Trina Galanxhi

Në Kosovë vazhdojnë të jenë edhe 675 raste aktive me COVID-19, sipas Ministrisë së Shëndetësisë.

Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë regjistruar 31 raste të reja, ndërsa janë shëruar 22 pacientë dhe nuk është regjistruar asnjë i vdekur.

Deri më tani në Kosovë në total janë administruar 1 milion e 820 mijë e 912 doza të vaksinës, ku me dozën e parë janë vaksinuar 901 mijë e 240 qytetarë, me dozën e dytë 819 mijë e 854 ndërsa me dozën përforcuese 99 mijë e 661 njerëz./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme