Covid-19: 36 pacientë në trajtim mjekësor

10:37 | 12 Dhjetor 2021
Përparim Bublaku

Në Shërbimin Spitalor Klink dhe Universitar të Kosovës, bazuar në raportet e datës 12 dhjetor 2021, në trajtim mjekësor janë 36 pacientë, 6 prej tyre me Covid-19 pozitivë dhe 30 të tjerë post-Covid.

Me oksigjeno-terapi janë 5 pacientë, kurse në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive nuk ka pacientë të shtrirë

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme

Klinika Infektive, 4 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 26 pacientë post-covid

Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive, nuk ka pacientë të spitalizuar

Spitali i Gjakovës, 1 pacient

Spitali i Pejës, 2 pacientë

Spitali i Ferizajt, 3 pacient./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme