Google ADS

Cili është varianti Deltacron i Covid-19 dhe sa i rrezikshëm është ai?

09:08 | 22 Mars 2022
Trina Galanxhi

Një variant i ri i koronavirusit është konfirmuar në vende të ndryshme në mbarë botën.

Varianti i ri është shfaqur në Francë, SHBA, Britani të Madhe, Danimarkë dhe Holandë, transmeton portal arbresh.info

Varianti i ri është kombinim mes variantit Delta dhe Omicron.

Por a ka shumë arsye për t’u shqetësuar?

Deltacron është një virus “rekombinant”, duke përzier aspekte të dy varianteve të veçanta.

Omicron është aktualisht varianti dominues global i COVID-19, ndërsa Delta, e cila përfshiu botën vitin e kaluar, ishte e njohur si varianti më i rëndë deri më sot.

Është spekuluar se Deltacron mund të jetë rezultat i virusit Delta në variant më të lehtë, duke u përjekut të imitojë suksesin Omicron në transmetim.

Ky variant fillimisht u zbulua në Francë, nga Instituti Pasteur në Paris.

Një kombinim i ashpërsisë së Delta-s dhe transmetueshmërisë së Omicron mund të duket si një skenar makthi, por shkencëtarët minimizojnë shqetësimet.

Dr Etienne Simon-Loriere, një virolog nga Institut Pasteur, i tha New York Times se “varianti” i Deltacron – pjesa e strukturës së tij që përdoret për të infektuar organizmat e tjerë – ishte e përbërë nga Omicron.

Sipas tij, vaksinat do të mbrojnë njerëzit nga ky variant i fundit.

Virusi deri më tani duket të jetë shumë i rrallë dhe i paaftë për t’u riprodhuar me sukses, ndërkaq Omicon vazhdon të mbetet shqetësim i madh për botën./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme