Britania e Madhe është bërë vendi i parë në botë që ka aprovuar vaksinën kundër Covid-19 nga Pfizer.
Rregullatori i ilaçeve në Britani, MHRA, ka konfirmuar se vaksina, e cila ofron mbrojtje kundër infektimit me COVID-19 , është e sigurt për tu shpërndarë në publik. Dozat e para janë tashmë në rrugën e tyre për në Britaninë e Madhe, tha Pfizer, Express.co.uk, transmeton portali arbresh.info
Sekretari i Shëndetësisë Matt Hancock tha se NHS do të kontaktojë njerëzit kur të vijë koha që ata të vaksinohen.
Por, e gjithë kureshtja është se çka konkretisht është kjo vaksinë, çka përman?
Çfarë ka në vaksinën Pfizer?
Vaksina e re Pfizer kundër COVID-19 është një imunizim mARN. mARN është shkurtimi i acidit ribonukleik mesenxher dhe është i pranishëm në të gjitha qelizat e gjalla. Përkufizimi i mARN-së është se vepron si një lajmëtar që mbart informacione dhe udhëzime të ngulitura në ADN. Vaksina e re mARN thuhet se përdor copa të vogla të kodit gjenetik të COVID-19 për të filluar prodhimin e virusit brenda trupit.
Kjo i lejon sistemit imunitar të njohë virusin si një trup i huaj brenda qenieve njerëzore. Pasi të bëhet ky hap, sistemi imunitar mund ta njohë virusin si të huaj dhe ta sulmojë atë me antitrupa.
Pjesa kryesore e vaksinës së re të Pfizer për COVID-19, mARN është një varg i acidit ribonukleik.
Cilët përbërës gjenden në vaksinë?
Përbërësi kryesor në të gjitha vaksinat është një, ose më shumë, përbërës aktivë. Përbërësit aktivë janë elementi i vaksinës i bërë nga viruse ose baktere, të quajtura edhe antigjene.
Vaksinat përmbajnë sasi të vogla përbërësish aktivë, zakonisht vetëm disa mikrogramë (e milionta e gramit) për një vaksinim.
Disa vaksina përmbajnë baktere ose viruse të plota. Shumica e vaksinave bakteriale përmbajnë vetëm disa proteina ose sheqerna nga bakteri përkatës, por në të kundërt, vlerësohet se 100 trilion baktere jetojnë në lëkurën e një njeriu, secila prej tyre përmban mijëra proteina të cilat vazhdimisht sfidojnë sistemin imunitar. /arbresh.info/
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës
Si e kupton paracetamoli ku është dhimbja?
FBI zbulon një përpjekje të gjerë për spiunazh nga hakerat k...